Kongresmeni amerikan, Joe Wilson, e ka kritikuar presidentin serb, Aleksander Vuçiq, pasi Serbia blen teknologji të Kinës për ndërtimin e robotëve.

Wilson e ka quajtur Vuçiqin një “marionetë të Kinës Komuniste” dhe sipas tij, teknologjia kineze duhet të refuzohet.

“Partia Komuniste Kineze po ndërton robotë përmes kukullës së tyre serbe, Vuçiçit. Ky është vendi i perëndimit të Partisë Komuniste Kineze në Evropë dhe bie ndesh me interesat amerikane. Teknologjia komuniste kineze duhet të hidhet poshtë!”, ka shkruar ai.

Reklamë