×
  • Lajme
  • Raporto
  • Rajon

    Serbia nderon “Kasapin e Bosnjës”, duke shkaktuar reagime të ashpra ndaj “madhërimit” të tij

    Reporteri
    07 Shtator 2026 | 23:06

    Mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e mbajtur në Beograd për kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiq, i cili vdiq gjatë mbajtjes së një dënimi me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Nderimet publike rreth varrosjes së ish-komandantit të serbëve të Bosnjës kanë zemëruar të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave të Masakrës së Srebrenicës më 1995, të cilët thonë se madhërimi i vazhdueshëm i Mlladiqit është tejet i dhimbshëm dhe i rrezikshëm.

    Mlladiq u dënua nga gjykata e Hagës për krime lufte në Bosnje e Hercegovinë dhe vdiq në burg, më 27 gusht 2026, në moshën 84-vjeçare. Funerali, i mbajtur me nderime shtetërore dhe ushtarake, u dënua edhe nga zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!