Parlamenti malazez do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme parlamentare më 24 shtator për të diskutuar shkarkimin e kryetarit Andrija Mandić.
Iniciativa për shkarkimin e Mandić-it mbështetet nga 38 deputetë të opozitës ndërkohë që duhen edhe tre vota që ai të largohet nga detyra e kryeparlamentarit.
Në nismën e opozitës thuhet, se arsyeja për paraqitjen e këtij propozimi është vendimi i Andrija Mandić për të shprehur publikisht ngushëllime për vdekjen e kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mladić.
Kryeparlamentari Mandic u zgjodh në këtë post në fund të tetorit të vitit 2023 si pjesë e marrëveshjes për formimin e koalicionit të ri qeverisës të drejtuar nga kryeministri Milojko Spajic.
Mandic është lideri i partisë pro-serbe dhe pro-ruse “Demokracia e Re Serbe” ndërsa shkarkimi i tij mund të sjellë kaos në qeverinë multietnike malazeze ku bëjnë pjesë edhe ministra shqiptare , boshnjakë krahas atyre të komunitetit serb.
Nga ana e tij komuniteti serb kërkon largimin e ministrit të Jashtëm Ervin Ibrahimovic për deklaratat e tij kundër Ratko Mladicit.
Këto zhvillime politike vijnë në një moment të rëndësishëm për aspiratat e qeverisë malazeze për të mbyllur negociatat dhe për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian në vitin 2028.