×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    Gjykata e Apelit merr vendim për Joz Markun

    Reporteri
    29 Shtator 2026 | 13:53

    Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për Jozefin Markun.

    Bëhet me dije se këngëtari është lënë në detyrim paraqitje.

    Këngëtari u arrestua në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve filmike ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Eduard Kuçin.

    Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit, ndërsa në pamjet e publikuara Kuçi shihet teksa ndalohet në rrugë dhe nxirret nga automjeti i tij. Sipas hetimeve, për ndalimin e tij është përdorur edhe një tabelë e Policisë së Shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!