×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Gjykata Themelore në Feriza

    16 vjet burgim për ish-policin Festim Ramadani për vrasjen e 89 vjeçarit Sadri Sadriu në Bibaj

    Reporteri
    01 Tetor 2026 | 11:51

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj ish-policit, Festim Ramadanit për shkak të veprën penale vrasja e rëndë, duke e dënuar atë me burgim prej 16 vitesh.

    Në njoftim shtohet se, tashmë i dënuari, Ramadani, akuzohet se me datë 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj, Komuna Ferizaj, gjatë një ceremonie martesore, i pandehuri me dashje dhe paramendim me qëllim të hakmarrjes për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë me qëllim të privimit nga jeta me breshëri plumbave shtënë në drejtim të viktimës Sadri Sadriu, duke e privuar nga jeta në vend ngjarje.

    Komunikata:

    16 vite dënim burgimi ndaj të pandehurit F.R., për veprën penale vrasja e rëndë

    Ferizaj, 30 shtator 2026 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.R., për shkak të veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ilir Bytyqi – kryetar i trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin F.R., e shpalli fajtor për veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 të KPRK-së, për të cilën i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtëmbëdhjetë (16) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 16 gusht 2024, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

    I pandehuri F.R., akuzohet sepse me datë 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj, Komuna Ferizaj, gjatë një ceremonie martesore, i pandehuri me dashje dhe paramendim me qëllim të hakmarrjes për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë me qëllim të privimit nga jeta me breshëri plumbave shtënë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta në vend ngjarje.

    Konform nenin 366 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së, me aktvendim të veçantë të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.

    Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!