Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, po qëndron në Mitrovicë, ku ka marrë pjesë në lutjen që është zhvilluar nëpër rrugët e veriut për festën e Shën Mitrit (Mitrovdan). Ai e ka quajtur qytetin e Mitrovicës si një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb në këto hapësira.
Ndonëse tha se kjo vizitë është për çështje humanitare dhe askush nuk do të krijojë tensione, Gjuriq nuk la pa komentuar deklaratën e kreut të VV-së, i cili në një intervistë për televizionin N1 tha që politikani serb Oliver Ivanoviq ishte kriminel lufte, shkruan Reporteri.net.
Gjuriq ka kërkuar nga Albin Kurti që të tërhiqet nga këto deklarata, ngase sipas tij Ivanoviq ka qenë përfaqësues dhe lider i popullit serb në kohët më të vështira, ka luftuar për interesin e tyre dhe ka bërë sakrificën më të madhe që një njeri mund ta bëjë.
Ndryshe, për vizitën e tij, Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.