Ka vdekur ish-futbollisti i njohur shqiptar, një ndër ikonat e para të klubit futbollistik “KF Shkëndija” – Tetovë, Shani Fetai.
Njoftimin e ka bërë përmes një postimi në Facebook kreu i partisë Besa, Bilall Kasami.]
“Sonte morrëm një lajm pikëllimi se ish futbollisti dhe njëherit ndër ikonat e para të klubit futbollistik “KF Shkëndija” – Tetovë, Shani Fetai ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë. Fetai mbahet mend si autor i golit të parë dhe të dytë, në ndeshjen e parë zyrtare të “KF Shkëndija” në Ligën Komunale. Sakrifica dhe mundi i tij do të mbahet mend gjithmonë. Me këtë rast, familjes dhe të afërmëve ju shprehim ngushllimet më të përzemërta! Prehu në paqë Shani Fetai!”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.