Nëntori për ne shqiptarët nuk është vetëm muaji i njëmbëdhjetë i vitit , me të na lidhin shumë ngjarje të mëdha historike, është datë e lindjeve dhe e vendimeve të mëdha kombëtare.
Është 28 Nëntori i Flamurit tonë Kombëtar, është data e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari si dhe dalja e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pikërisht, në këtë ditë, qytetit të Fushë Kosovës do t’i kthehet në bronz edhe heroi legjendar Adem Jashari, shkruan Reporteri.net.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, përmes një njoftimi të bërë në Facebook ka treguar edhe orën se kur do të zbulohet shtatorja komandantit legjendar.
Ky është postimi i Qeriqit
Të nderuar miq,
Kam nderin t’ju njoftoj se më datë: 28.11.2019, duke filluar nga ora 14.00, në Fushë Kosovë do të zbulohet shtatorja e komandantit legjendar “ADEM JASHARI”.
Prezenca e juaj do të na nderoj në këtë ditë të rëndesishme të kombit tonë.
Kjo ngjarje organizohet duke kujtuar rëndësinë e datës 28 Nëntor për kombin shqiptar.
