Kosova po vazhdon ta mbështetë Shqipërinë edhe në fazënm post-tërmetit.
Një grupi i inxhinierëve vullnetarë po vazhdojnë të ofrojnë ekspertizën profesionale për vlerësimin e dëmtimeve të objekteve, shkruan Reporteri.net.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka publikuar edhe disa fotografi ku shihet ekspertët duke jap kontributin e tyre në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Grupi i inxhinierëve vullnetarë vazhdon mbështetjen dhe ofrimin e ekspertizës profesionale për vlerësimin e dëmtimeve të objekteve nga termeti i 26 Nëntorit në Shqipëri”, ka shkruar Ahmeti.
Kujtojmë se FSK dhe Policia e Kosovës i dolën në ndihmë që në ditën e parë ku dhanë ndihmën e tyre për të nxjerrë të gjallë disa persona që ishin nën rrënoja, por edhe persona që humbën jetën.
Nga tërmeti i 26 nëntorit kanë humbur jetën 51 persona, dy prej tyre nga Kosova.,