Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur për takimin me të dërguarin e presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.
Osmani ka thënë se me ambasadorin Grenell janë pajtuar që zhvillimi ekonomik dhe perspektiva për rininë në Kosovë duhet të jenë parime udhërrëfyese për hapat që ndërmarrim, qoftë në raportet tona të brendshme, qoftë në ato me fqinjët tanë, shkruan Reporteri.net.
“Sot në LDK kishim kënaqesinë të mirëpresim të dërguarin e Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell.
Zhvillimi ekonomik dhe perspektiva për rininë në Kosovë duhet të jenë parime udhërrëfyese për hapat që ndërmarrim, qoftë në raportet tona të brendshme, qoftë në ato me fqinjët tanë”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka shprehur besimin se vullneti i qytetarëve që doli nga zgjedhjet e 6 tetorit do të realizohet. Osmani ka thënë se shpreson që Qeveria e re të thellojë bashkëpunimin me ambasadorin Grenell.
“Shpresoj të thellojmë bashkëpunimin me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me 6 tetor”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ambasadori Grenell, përveç në LDK ka qëndruar edhe në zyret e Vetëvendosjes, ku është takuar me kreun e kësaj partie, Albin Kurti.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1573492866146305?__xts__%5B0%5D=68.ARDAJ2ruezv2apeXR-7-xcqoJFp_a_Zq2oEB63DXI8eQZA0VAPsiFSuY9nXiNkDKGS_cqu8NqJwwsDV2bqxhfSAWdzBU5oHZE1Xdgi4ngmJSxFLvJETB1IRCBKX9VinFJieIrz5XJqQzKxK7Xxj5NYyPNmRq2_RAIU7wbIv9IjxuSHYclXJHg8xhaNoizlizRIi-kR-QX1kwHTX2E8znbRtgGJUD6TWfBhk3Xf4IO-fu9WJeywmRo5mh5yvokA7aCer02fpwO8DXA-dYpjXvS_t3g3r0yV6JMx7vmhU3kpnRvFsdTL79JwT5NirCDM5fhiZjGoz7K433DOxmHb0K6ZSCyw&__tn__=-R