Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ia ka bërë të qartë LDK-së, se nuk heqin dorë nga posti i kryekuvendarit.
Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë që i takon, se nuk heqin dorë nga pozita e kryeparlamentarit.
Në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, me propozim të LVV-së kryeparlamentar është zgjedhur Glauk Konjufca, i cili ka marr 75 vota, duke përfshirë dhe ato të LDK-së.
LDK, të cilës i ishte premtuar kjo pozitë nga LVV, ka kërkuar që kjo pozitë t’i kthehet atyre deri në zgjedhjen e presidentit, i cili sipas LDK-së duhet të jetë një person i propozuar nga LDK.
Por që nga e hëna kur presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka nominuar për kryeministër liderin e LVV-së, Albin Kurti, nuk ka asnjë lëvizje nga dy partitë politike që ishin përfshirë në bisedime për formimin e koalicionit qeverisës, LVV dhe LDK.
Deputetja Haxhiu në një intervistë për RTK ka thënë se për LVV-në kërkesa për shkarkimin e Konjufcës është e pa pranueshme dhe se LVV nuk heq dorë nga kjo pozitë.
Ajo nuk ka qenë në gjendje të pohojë nëse do të mund të arrihet koalicioni qeverisës mes dy partive që janë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.