×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Më në fund edhe Agim Veliu i thotë dy fjalë për takimin me Grenell

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 20:55

    Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu  ka folur për takimin me ambasadorin, Richard Grenell.


    Veliu ka thënë që miqësia me ShBA-të është besim dhe bashkërrugëtimi përkrah Amerikës do të sigurojë suksesin tonë edhe në shekujt e ardhshëm.

    “Miqësia është njëkohësisht besim; besim i plotë që bashkërrugëtimi ynë, i cili këto 100 vitet e fundit ndërtoi dy shtete shqiptare, do të sigurojë edhe suksesin tonë në shekujt e ardhshëm”, ka shkruar shkurt Veliu, transmeton Reporteri.net.

    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ambasadori Richard Grenell ka qëndruar në Kosovë, ku ka zhvilluar takime me krerët e dy partive që pretendojnë të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Në Kosovë, Grenell është takuar edhe me presidentin Thaçi, ndërkaq destinacioni i tij i radhës kaq qenë Beogradi, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/AgimVeliu/posts/1551337425013273?__xts__%5B0%5D=68.ARAqey0ZDA4V7b7YkrOyixMeahsWruE5EmJ3qbjaibKqFS_Bdr2AAdJKrksVbEfmJCBFvJUxorSNx6f03xCUXNJsRWU4w8so2p3yxo7xaV9XqrOoD8s2u1Df7WPUoh_vjhJAXsowUdek4XZW4bvP3HakIF_XYE5Ij-j0kWNEVDIKE-8wkUVtBTCosh5q3u43sy7UI00ke0VLSYwuabM2sdYtuQg4NfBmHtCqCCJJhAtfX4MY-kUNPns_jJAJZ6Y3JK-LSLSAhrbyKL7lDYvUnol8jQeBGzrUitD_BQrrKUFvxcAzHo685GYzfhBO6RNvOTtw9dk-6a4mrWsRsRaggSoY3A&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!