Lëvizja Vetëvendosje ka kohë vetëm deri të dielën ta shqyrtojë ose edhe ta pranojë ofertën e fundit për bashkëqeverisje të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në të kundërtën, nëse nuk ka ndonjë dakordim, LDK-ja do t’i lëshojë rrugë LVV-së që të negociojë me ndonjë parti tjetër për bërjen e qeverisë, pavarësisht se ajo e sheh vetëm LDK-në si partnere, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që deri këtë të diel të pajtohet me Lidhjen De- mokratike të Kosovës për krijimin e qeverisë së re.
Ky është afati i fundit, të cilin kreu i LDK-së Isa Mustafa ia ka dhënë LVV-së për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët për qeverisje, sepse në të kundërtën partia e tij do të tërhiqet nga negociatat.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar që brenda këtij afati LVV-ja ta shqyrtojë edhe një herë propozimin e LDK-së për largimin e Glauk Konjufcës nga pozita e kryepar- lamentarit dhe dorëzimin e këtij posti te LDK-ja deri në zgjedhjen e presidentit, shkeuan më tutje “Zëri”.
Por nga Vetëvendosja oferta e LDK-së vazhdon të mos jetë e pranueshme. Ka më shumë se dy javë që palët nuk kanë zhvilluar takime për t’i dhënë mundësi krijimit të koalicionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.