×
  • Lajme
  • Pa kategori

    PDK: Kapja e Kuvendit nga “Syri i Popullit”, Konjufca të tregojë lidhjet familjare me të dënuarin Ramabaja

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 14:07

    Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media, ka kërkuar sqarime nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca për lidhjet e tij familjare me anëtarin e dënuar të “Syrit të Popullit”, Sadri Ramabajën.


    Në komunikatë thuhet se Kuvendit të Kosovës i është dhënë karakter parapolitik, në këtë formë duke e quajtur Konjufcën si ideolog i organizatës “Syri i Popullit”.

    Madje, sipas PDK-së, Konjufca po e mbron veprimtarinë e kësaj organizate.

    Komunikata e plotë:

    Grupi Parlamentar i PDK-së, shpreh indinjatë për karakterin parapolitik që i është dhënë Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke qenë në krye të tij ideologu i organizatës terroriste “Syri i Popullit”, Glauk Konjufca.

    Kryeparlamentari Konjufca, i cili ka lidhje të ngushta familjare me ish asamblistin dhe ish kandidatin për deputet të VV-së, Sadri Ramabajën, të dënuarin e “Syrit të Popullit”, duke heshtur, po mbron veprimtarinë e kësaj organizate terroriste, e cila krijoi lista për vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe filloi zbatimin e saj duke bërë atentat.

    Me heshtjen e saj, Vetëvendosje po rikonfirmon atë që e kemi thënë vazhdimisht dhe që u vërtetua edhe në gjykatë – se “Syri i Popullit” është zgjatim i Vetëvendosjes në praktikë dhe diskurs.

    PDK kërkon të ruhet fryma dhe karakteri demokratik i Kuvendit të Kosovës nga çfarëdo individi që asocohet me këtë organizatë terroriste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!