×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Deputeti që guxoi të iniciojë ndaljen e rrjepjes së qytetarëve përmes monopolit të homologimit: Kjo zhvatje nuk ka pasur logjikë

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 20:23
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, në REPORTERI/INTERVISTA ka folur edhe për monopolin e homologimit të veturave nga kompania Devolli.


    Ai ka thënë se vendosja e homologimit është e palogjikshme, pasi nuk ka vlerë të shtuar.

    Murati thotë se ky homologimi mund të bëhet edhe përmes Doganës së Kosovës dhe pa kosto shtesë për qytetarët.

    “Nuk ka pasur logjikë me vendosjen e homolgimit. Edhe vet homologimi si proces i tillë qoftë edhe për veturat e përdorura nuk ka logjike sepse nuk ka vlerë të shtuar. Ato vetura që vijnë prej Bashkimit Evropian, ato shtete kanë standard të barabarta mos më të larta se Kosova sa i përket veturave. Është absurd që me një proces, që vetëm në emërtim është homologim, sepse në fakt homologim janë vendet që prodhojnë vetura, është proces më i komplikuar. Këtu bëhet verifikimi që është pranuar edhe prej Ministrisë së Infrastrukturës. Përfaqësuesit e Doganave më kanë thënë se ky process mund të kryhet prej Doganës pa ndonjë kosto shtesë për qytetarët”, ka thënë Murati në REPORTERI/INTERVISTA.

    Deputeti i VV-së, thotë se homologimi përveç se është barrierë financiare, ju humb edhe kohë qytetarëve që ta kryejnë këtë proces për veturat e tyre.

    “Ka qenë absurde për veturat e reja, por edhe të përdorura që vijnë prej shteteve të BE-së dhe Zonës evropiane, Zvicrës, Norvegjisë etj, që të kalojnë në një proces të tillë që fillimisht është barrierë financiare se ka kosto, së dyti është barrierë jo tarifore, sepse ta merr një ditë të tërë për ta kaluar këtë proces edhe është e panevojshme, sepse nuk ka vlerë të shtuar, sepse 99.99% e veturave të importuara nuk kanë vlerë të shtuar, por vetëm futje në sistem e të dhënave të cilat janë në sistem prej Doganës prej momentit që është importuar vetura”, ka thënë Murati për Reporteri.net.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!