×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Zemaj: Kollçaku në kohë pandemie shëtitej në Stamboll, ka marrë shtesa pa dhënë kontribut si epidemiologe

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 22:13

    Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, mes ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.


    Përplasja mes tyre ndodhi pasi që deputetja Fatmire Mulhaxha- Kollçaku kritikoi ministrin e Shëndetësisë për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

    Pas kritikave të deputetes, ministri Zemaj reagoi duke thënë se deputetja e LVV-së ka marrë shtesa pa punuar fare.

    “Tregoju qytetarëve a ke marrë shtesë gjoja ke kontribuar në luftën ndaj pandemisë COVID-19. Ti trego sa ditë ke dhënë kontribut, shëtitesh nëpër Stamboll gjatë pandemisë, a ki përgjigje? Hajde përgjigju a ke marrë shtesë pa asnjë ditë kontribut. Nuk të ka hije”, ka thënë Zemaj.

    Menjëherë pas fjalimit të Zemajt, ka replikuar deputetja Mulhaxha –Kollçaku e cila mohoi akuzat e ministrit.

    “Shko informohu, e ke gënjyer publikun. Turp është për një ministër, deklaroj publikisht se janë dëshmitë në institutin e Pejës sa kam punuar. Kam punuar dhe e kam merituar çdo centë. Kërkoj këtu që ky ministër të kërkoj falje publikisht, pasi të merr konstatimin se ku kam punuar, turp për ty po gënjen”, ka deklaruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!