Simpatizantë të VV-së dhe LDK-së janë grumbulluar në sheshin e Podujevës dy ditë para zgjedhjeve në këtë komunë.


Reporteri.net mëson se aty ka ardhur edhe deri te një incident fizik në mes të simpatizantëve të të dyja partive.

Në momentin e incidentit aty kanë qenë edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri e Xhelal Sveçla i VV-së, të cilët mësohet se kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Reklamë

Reporteri.net ka siguruar edhe një video të shkurtë nga ky moment.

Ndryshe, situata ka qenë e tensionuar pothuajse gjatë gjithë ditës në këtë komunë, ku ka qenë edhe kryetari i LKD-së, Isa Mustafa, i cili është brohoritur nga simpatizantë të VV-së.

Numër i madh i qytetarëve janë mbledhur duke mos respektuar distancën në kundërshtim me masat anti-Covid.

Zgjedhjet në Podujevë do të mbahen këtë të dielë.

Në garë për kreun e komunës janë tre kandidatë: Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (VV) dhe Naim Fetahu (PDK). /Reporteri.net

Reklamë