Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporterin se në aksident janë përfshirë 5 vetura, ndërkohë që tre persona kanë marrë lëndime trupore.
“Sot rreth orës 16:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 5 automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ndërkohë, në disa fotografi të dërguara në adresë të Reporterit shihet se në aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë luksoze, e cila me sa duhet po lëvizte në kahun e kundërt në momentin e aksidentimit.
Njësitet e Policisë janë duke u marrë me rastin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.