×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ngjarje e rëndë në Tiranë: Polici vritet nga i biri 7 vjeçar

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 14:29

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diele në Tiranë ku një efektiv i FNSH-së ka mbetur i vrarë aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar.


    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, ku aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur efektivi i FNSh-së, Roland Bicerri, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

    Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!