Një sondazh i publikuar gjatë natës së mbrëmshme e ka nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve me 54.1 për qind. Pas saj, sipas sondazhit vije Partia Demokratike e Kosovës me 14.9 për qind.
Sondazhi është bërë publik në RTV Dukagjini dhe ekipin që e ka bërë sondazhin e ka udhëhequr Armend Muja, deri në ditën që ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndaj këtij sondazhi ka pasur reagime të shumta, duke e cilësuar si sondazh të porositur nga Lëviza Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.
Një gjë të tillë po e aludon edhe zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i ka quajtur të korruptuar sondazhet e publikuara në televizione.
Gashi ka shkruar se kryengritja rugoviste në kutinë e votimit, do të jetë përgjigja për sondazhistët e korruptuar.
“Kryengritja Rugoviste ne kutine e votimit, do te jete pergjigja per sondazhistet e korruptuar. Tjerat vijne pastaj”, ka shkruar ai në Facebook./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.