Në medie ditë më parë ka qarkulluar një lajm ku thuhej se Lutfi Billalli i është bashkangjitur Partisë Demokratike të Kosovës, i cili deri vonë ishte pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Vushtrri.
Zëdhënësi i AAK-së Lulëzim Blaka, përmes një postimi në Facebook, e ka demantuar këtë lajm, i cili ka thënë se Lutfi Bilalli ka vite që nuk është në AAK, por në PDK.
“Një lajm, shumë të pavërteta.
Lutfi Bilalli ka vite që nuk është në AAK, por në PDK.
Nëse PDK synon përmes riciklimit të emrave të vjetër ta rimëkëmb Kosovën, atëherë vaj halli për të gjithë ne”, ka shkruar Blaka.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ditë më parë ish-deputetja dhe kandidatja për deputete nga kjo komunë Xhevahire Izmaku.
“Lutfi Bilalli politikani dhe diplomati me përvojë të gjatë në këtë rrugëtim, nga sot bashkon forcat në Partinë Demokratike! Mirëseerdhe mik, vlerë e shtuar për ne!
Na priftë e mbara bashkë”, ka shkruar Izmaku.
Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të 2017, Bilalli ka qenë kandidat i AAK-së për kryetar të Vushtrrisë, ndërsa së fundit konsull në Frankurt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.