Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, thotë se më shumë se kurrë, ekonomisë dhe sistemit të drejtësisë i duhet një rimëkëmbje.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se premtuar se me planin e tyre do t’i zgjidhim të gjitha problemet që rëndojnë mbi bizneset në Kosovë, ndërsa ka premtuar themelimin e Gjykatës Komerciale, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sot, më shumë se kurrë, ekonomisë dhe sistemit të drejtësisë i duhet një rimëkëmbje.
Një nga një, me planin e #Rimëkëmbjes do t’i zgjidhim të gjitha problemet që rëndojnë mbi bizneset në Kosovë.
Në kompaninë Bitex, sot e shpalosa planin tonë për themelimin e Gjykatës Komerciale.
Më nuk do të ketë probleme, vonesa apo paqartësi në drejtësinë që lidhet me të bërit biznes, të cilat nuk do të zgjidhen.
Kapitali i çdo investitori, vendor apo i huaj, do të jetë i sigurt dhe çdo e drejtë apo detyrim do të zgjidhet shpejtë, drejtë dhe pa kosto e burokraci institucionale.