Një grup i serbëve e kanë ndërprerë vizitën e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe u.d së presidentit Vjosa Osmani në veri të vendit.
Kurti e Osmani janë sharë nga serbët e mbledhur në atë pjesë. Tashmë kanë dalë edhe videot, ku shihen serbët që bërtasin se aty është Serbi.
Pos thirrjeve :Këtu, është Serbi” ata kanë sharë në kor në gjuhën serbe, Madje në video dëgjohet një zë që në gjuhën shqipe i fyen Kurtin e Osmanin.
Ata kanë ecur në këmbë përmes urës dhe kanë dalë në veri, dhe ka bërë që të ketë forca të shumta të Policisë nëpër rrugë, sidomos tek Ura e Ibrit.
Aty shihen dhjetëra serbë teksa brohorasin dhe e ndërprenë vizitën e dy politikanëve kosovarë. Në shoqërinë e Kurti dhe Osmanit shihen edhe kandidatët për deputetë nga lista e përbashkët