Kandidati i PDK-së për deputet, Menduh Abazi, ka thënë se fitorës së partisë së tij po i prijnë të rinjtë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abazi ka bërë të ditur se sot janë takuar me të rinjtë e fshatit Stanoc i Ulët në komunën e Vushtrrisë, shkruan Reporteri.net.
“Fitorës tonë po i prijnë të rinjtë, ngase programi jonë i #Rimëkëmbjes është përshtatur shumë për këtë gjeneratë. Rinia e Stanocit të Ulët edhe sonte ishte me ne për të mësuar detajet e programit tonë qeverisës. Të gjithë janë bashkuar me ne, për fitorën e 14 shkurtit!”
Abazi në listën zgjedhore të PDK-së garon me numër 38. /Reporteri.net.