Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Donjet Bislimi, ka thënë se qendra e Mitrovicës dhe banorët e saj janë shembull i qytetarëve të përgjegjshëm, aktiv dhe shumë vizionar.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bislimi ka thënë se të njëjtit nuk durojnë më pushtetin e padijshëm dhe skandaloz të Agim Bahtirit, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij, ndryshimin ata do e vulosin qysh tash, me fitoren e PDK-së më 14 shkurt.
Bislimi garon në listën zgjedhore të PDK-së me numër 110. /Reporteri.net