×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti në Skenderaj: Na kena me dalë të parët, s’ka kush tjetër

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 21:34

    Albin Kurti sot gjatë vizitës së tij në Skenderaj ju ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në mënyrë masive në zgjedhje.


    Ai në një lokal para të pranishmëve ka thënë se Vetëvendosje dp të dale e para, se nuk ka kush tjetër, shkruan Reporteri.net.

    “Thuani miqve e dashmairëve që keni, farefisit tuaj, që të dilni masovikisht në zgjedhje, sepse fitorja kësaj radhe nuk është veç me dalë të parët, se s’ka kush del i pari, na kena me dale të parët”, ka deklaruar Kurti, shkruan Reporteri.net.

     

    Kujtojmë se Kurti nuk është pritur mirë në komunën e Skenderajt.

    Gjatë qëndrimit të tij atje, qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”.

    Në një video të publikuar shihet se si Kurti gjuhet me vezë, i cili ka shkuar atje për fushatë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!