×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Daut Haradinaj nderohet me pritjen në Xërxë, falënderon banorët

    Reporteri
    02 Shkurt 2021 | 18:28

    Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh edhe kandidat për deputet nga ky subjekt politik, Daut Haradinaj sot së bashku me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë vizituar qendrën tregtare ‘QTX’ në Xërxë.


    Haradinaj ka publikuar fotografi nga kjo vizitë, ku shihet se është pritur nga shefi i kësaj qendre, Hekuran Popaj.

    “Bashkë me Kryetarin e Komunës së Rahovecit Z. Smajl Latifi vizituam qendrën tregtare ‘QTX’ në Xërxë, qendër kjo që punëson më shumë se 100 punëtorë në terësi, me ç’rast u ndjeva i nderuar nga pritja e shefit të kësaj qendre Z. Hekuran Popaj dhe menaxherit të qendrës Z. Xhelal Thaqi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

    Tutje, Haradinaj ka shprehur falënderim për banorët e Xërxës dhe të fshatrave përreth për mikpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj tij.

    Postimi i plotë:

    Bashkë me Kryetarin e Komunës së Rahovecit Z. Smajl Latifi vizituam qendrën tregtare ‘QTX’ në Xërxë, qendër kjo që punëson më shumë se 100 punëtorë në terësi, me ç’rast u ndjeva i nderuar nga pritja e shefit të kësaj qendre Z. Hekuran Popaj dhe menaxherit të qendrës Z. Xhelal Thaqi.

    Falënderim i veçantë po ashtu edhe për banorët e Xërxës dhe fshatrave përreth për mikpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!