×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Zëdhënësi i AAK e quan Baton Haxhiun “matrapaz” elektoral

    Reporteri
    02 Shkurt 2021 | 22:43

    Zëdhënësi i AAK, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj sondazhit të Albanian Post të Baton Haxhiut. Këtë të fundit Blaka e ka quajtur “matrapaz” elektoral.


    Blaka ka thënë se vetëm Haxhiu e di se për hesap të kujt punon.

    “A është ky Batoni që bënte emisione me grafikone për shkëmbim territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë në televizor? Sonte paska dalë me projeksione të tjera për rezultatin e zgjedhjeve, që vetëm ai e di se ku e ka interesin dhe për hesap të kujt po punon”, shkruan Blaka në Facebook.

    Tutje Blaka ka thënë se matjet e AAK-së kanë të tjera të dhëna.

    “Shyqyr që matjet tona flasin ndryshe, e Batonin më së paku duhet marrë seriozisht”, shkruan Blaka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!