I pari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka folur për sondazhet sipas të cilave kjo parti s’do e kalojë pragun zgjedhor.


“Kjo çështja e sondazheve nuk është krejt profesionale. Nuk e di këto sondazhet publike kush i porosit dhe sa janë objektive apo jo”, deklaroi Limaj në Pressing.

“Një parti serioze i bën vetë sondazhet. Ne i bëjmë sondazhet por asnjëherë si publikojmë. Në baza javore ose dy javore ne bëjmë hulumtime brenda të cilave janë edhe sondazhet”, thotë Limaj.

Reklamë

“Nga ajo që ne e kemi është në shpërputhje totale me atë që e pamë sot”, shtoi ai.

“Nisma nesër me u mbajt zgjedhjet jo që e kalon pragun por del befasi. Sipas hulumtimit tonë dhe ne nuk bëjmë hulumtim për publik. Le t’i presim zgjedhjet”, theksoi Limaj.