Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Musa, ka vizituar sot minatorët e Trepçës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musa ka thënë se minatorët e mirëpritën dhe shprehën besimin e plotë në platformën e PDK-së për rimëkëmbje dhe kandidaturën e tij, shkruan Reporteri.net
Rrustem Musa në listën zgjedhore të PDK-së garon me numër 26.
Ky është postimi i tij:
Gjatë ditës së sotme, takuam minatorët e Trepçës, të cilët e mirëpritën dhe shprehën besimin e plotë në platformën e PDK-së për rimëkëmbje dhe kandidaturën time për deputet në Kuvendin e Kosovës.