×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vesa Broja takon minatorët: Ata janë simboli dhe krenaria e Mitrovicës

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 17:38

    Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vesa Broja në ditën e parë të fushatës ka takuar minatorët.


    Ajo tha se minatorët janë simbol i qytetit të Mitrovicës.

    “Minatorët janë simboli i qytetit të Mitrovicës, janë krenaria e qytetit tonë andaj ishte nder të takohem e të bashkëbisedoj me ta”, ka shkruar ajo.

    Broja tha se ka gjetur mbështetje për PDK dhe kandidaturën e saj në mesin e minatorëve.

    “E mrekullueshme biseda dhe gatishmëria e tyre për të mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës dhe programin e #Rimëkëmbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka shtuar Broja.

    Vesa Broja  mban numrin 51 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!