Që nga dje ka nisur zyrtarisht votimi i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit. E votën e tyre, diaspora do ta dërgojë përmes postës.
Por një qytetar i cili e ka nisur votën e tij përmes postës, është shokuar kur ka parë se adresa në të cilën do ta dërgonte votën ishte Prishtinë-Serbi.
Vota është dërguar nga Kington, Britani e madhe.
E diaspora ka pasur interesim të madh për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Gjithsejtë 175 e 273 mërgimtarë kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues.
Ndërkaq 101 mijë e 839 bashkatdhetarë kanë fituar të drejtën që të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 2021.
