×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Petrit Hajdari jep arsyet pse duhet të votohet ai dhe Partia Demokratike e Kosovës

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 18:54

    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari në ditën e parë të fushatës ka kërkuar votën e qytetarëve të Kosovës për vete dhe për Partinë Demokratike të Kosovës.


    “Partia Demokratike e Kosovës nuk është eksperiment. Është një formacion politik konstant, që e ngrit partinë duke e ngritur shtetin, e jo duke e rrënuar e sulmuar atë. Prandaj jam kandidat. Prandaj e kërkoj votën tuaj për vete, dhe për subjektin politik që e përfaqësoj PDK. E gjithashtu, jam thellësisht i bindur që së bashku, do t’ia dalim, si edhe më parë, ta bëjmë Kosovën një vend të mirë për jetë”, ka shkruar Hajdari në Facebook.

    Ai ka thënë se qytetarët kanë disa opcione për të votuar por PDK është opsioni më i mirë në këtë fazë nëpër të cilën po kalon vendi ynë.

    “Opsionit që realisht e besoj të jetë më i miri në këtë fazë në të cilën po kalon Kosova. Është jashtëzakonisht me rëndësi që, sado joshëse që mund të duken, revolucionarizmave koti të mos iu bindemi. Njerëzimi ec përpara me evolucion, jo me revolucion”, shoti ai.

    Ky është postimi i plotë i kandidatit Hajdarit:

    Të dashur qytetarë,

    siç e dini, tashmë ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore. Në përballje i keni disa opsione, dhe unë jam pjesë e njërit prej këtyre opsioneve. Opsionit që realisht e besoj të jetë më i miri në këtë fazë në të cilën po kalon Kosova. Është jashtëzakonisht me rëndësi që, sado joshëse që mund të duken, revolucionarizmave koti të mos iu bindemi. Njerëzimi ec përpara me evolucion, jo me revolucion.

    Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Unë nuk do të isha këtu po të mos isha i bindur se refleksin analitik për ta kuptuar drejt mashtruesin e të gjitha kauzave, populli i Kosovës e ka. Natyrisht, kosovarët kanë vërejtje për qeverisjen, dhe i kanë me të drejtë. Por, asnjëherë në historinë politike moderne, zgjidhje nuk janë gjetur përmes eksperimenteve.

    Partia Demokratike e Kosovës nuk është eksperiment. Është një formacion politik konstant, që e ngrit partinë duke e ngritur shtetin, e jo duke e rrënuar e sulmuar atë. Prandaj jam kandidat. Prandaj e kërkoj votën tuaj për vete, dhe për subjektin politik që e përfaqësoj PDK. E gjithashtu, jam thellësisht i bindur që së bashku, do t’ia dalim, si edhe më parë, ta bëjmë Kosovën një vend të mirë për jetë.

    Për fund, kam një lutje që nuk ka lidhje me votën. Kush është në pushtet e kush është në opozitë, është vendimi juaj. Por, edhe një vendim tjetër i juaji, është qasja që do të zgjedhim ndaj vendit tonë. Nëse thuhet që PDK e ka faturën për të këqijat që i kanë ndodhur vendit, duhet thënë gjithashtu, që e ka edhe meritën për të mirat. E të mira ka pasur shumë. Mohimi nuk na çon askund, sepse historia nuk nis me asnjërin prej nesh.

    Prandaj, kandidoj. Për të ndihmuar në Rimëkëmbjen e vendit, që besoj se vjen veç me PDK-në, e për ta fuqizuar një narrativ historik, që lind me UÇK-në, e i cili po tentohet të ndryshohet.

    E pafshim Kosovën në ditë çdo herë e më të bardha.
    #PDK134 #Rimëkëmbje #petrithajdari70

    I juaji,
    Petrit E. Hajdari

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!