Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së për deputete bashkë me kandidatin për kryeministër nga kjo parti ka takuar banorët në Veri të Mitrovicës.


Idrizi thotë se në veri shpalosën programin e PDK-së e në veçanti trajtimin që ka për veriun e Mitrovicës dhe veriun e Kosovës.

Postimi i Idrizit:

Reklamë

Bashkë me kryeministrin e ardhshëm Enver Hoxhaj takuam banorët në Veri të Mitrovicës.
U mirëpritëm në shtëpië e piktorit dhe atdhetarit dhe heroit Kadri Kadriu.

Shpalosëm programin e #Rimëkëmbjes, e në veçanti trajtimin e veçantë që programi jonë e ka për veriun e Mitrovicës dhe veriun e Kosovës.

Familjet shqiptare që jetojnë aktualisht në veri dhe ata që duan të kthehen në pronat e tyre,

#Rimëkëmbje do të ndajë edhe fonde për rindërtimin e shtëpive, për zhvillimin e bujqësisë, për punësimin dhe krijimin e ndërmarrjeve të vogla si biznese familjare.

Ne po vazhdojmë atë që e nisi Hashim Thaçi, Bajram Rexhepi e Ali Kadriu, me përkrahjen edhe të Kadri Veselit. Çdo shtëpi do të rindërtohet në veri. Ky është synimi jonë dhe vetëm me PDK-në në qeverisje këto plane jetësohen.

Reklamë

Unë do të vazhdoj të jem zë i fuqishëm i kësaj ane!

#Rimëkëmbje ✅

#PDK134 ✅

#HoxhajKryeministër ✅

Reklamë

#ValdeteIdrizi21✅