Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrustem Musa, ka vazhduar fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
Këtë të mërkure, ai së bashku me kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhajn, ka qëndruar në Mitrovicë të Veriu.
“Së bashku me kryeministrin në ardhje z.Hoxhaj dhe kandidatët e tjerë për deputet, sot ishim në Mitrovicën e Veriut, në vizitë tek kulla e Ali Kadriut”, ka shkruar në Facebook Musa.
Sipas tij në programin e rimëkëmbjes do të ketë një fond të veçantë për rindërtimin e shtëpive, zhvillimin bujqësor, punësimin dhe mbështetjen financiare për sipërmarrësit.