Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vesa Broja, në kuadër të fushatës zgjedhore ka shpalosur programin e partisë së saj për studentët.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Broja ka thënë se Rimëkëmbja ofron shumë pika mbështetëse për të gjithë studentët kosovarë, shkruan Reporteri.net.

Pos kësaj, programi i PDK-së ofron subvencionime për familjet me fëmijë studentë dhe ndihmesa e lehtësira tjera.

Reklamë

Vesa Broja në listën zgjedhore të PDK-së garon me numër 51.

Ky është postimi i saj i plotë:

Takim e bashkëbisedim shumë i këndshëm sot me studentët e aftë e me shumë energji pozitive që i ka vendi ynë.

Programi i #Rimekëmbjes ofron shumë pika mbështetëse për të gjithë studentët e Kosovës siç janë karta studentore, subvencionimet për familjet me fëmijë studentë, e shumë ndihmesa dhe lehtësira të tjera.

#Rimëkëmbja për studentët!

Reklamë

#PDK134

#VesaBroja51