Kandidati për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jetlir Zyberaj, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar fshatin Sllovi të Lipjanit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zyberaj ka thënë se ky fshat dhe i gjithë Lipjani janë rreshtuar drejt shtetndërtimit, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij, po tregohet entuziazëm masiv për të mbrojtur dhe ndërtuar shtetin.
Në listën zgjedhore të PDK-së, Jetlir Zyberaj garon me numër 44.
Ky është postimi i tij i plotë:
LDK 132
Jetlir Zyberaj 44
Sllovija dhe gjithë Lipjani të rreshtuar drejt shtetndërtimit.
Entuziazem masiv për të mbrojtur dhe ndërtuar shtetin.
/Reporteri.net