Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Selim Selimi ka numëruar rastet kur Aleanca i ka dalë në mbrojtje vendit, sa herë që është rrezikuar integriteti dhe sovraniteti i Kosovës.


Ai ka përmendur heqjen e reciprocitetit, kundërshtimit për rrëshqitje në dialog teknik gjatë negociatave në Bruksel, mbrojtjen e Ujmanit, e të tjera.

Po ashtu Selimi theksoi,  se sa i përket Taskforcës, ka qenë i vetmi ministër që nuk e ka përkrahur shuarjen e së njëjtës.

Reklamë

Postimi i plotë:

Sa herë që janë rrezikuar integriteti dhe sovraniteti i Kosovës, Aleanca ka qenë zëri i kundërshtimit dhe çdoherë i ka dalë në mbrojtje vendit.
✅Kur u hoq reciprociteti ndaj Serbisë, ne votuam kundër me ngulm
✅Si i deleguar i Aleancës, kam kundërshtuar rrëshqitjen në dialog teknik në Bruksel
✅Dola kundër vendosjes së masave restriktive për mbylljen e gastronomisë
✅Duke i dalë në mbrojtje Ujmanit, Aleanca në Washington DC me ngulm ishte kundër trajtimit i cili i bëhej integritetit territorial të Republikës së Kosovës
✅Si zë i luftës kundër korrupsionit, nuk e kam votuar shuarjen e Taskforcës Anti-Korrupsion
Aleanca gjithmonë në mbrojtje të Kosovës!