Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Donjet Bislimi gjatë ditës së sotme në kuadër të fushatës elektorale është takuar me studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”


Bislimi ka thënë se PDK-ja ka dëshmuar se studentin e ka prioritet, përmes punëve dhe vendimeve në të mirë të studentit.

Ai ka premtuar se edhe tani PDK ka projekte të qarta dhe se ai do të jetë zëri më i fuqishëm i tyre në Parlament.

Reklamë

Postimi i plotë:

Sot takuam studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”

PDK-ja ka dëshmuar se studentin e ka prioritet, përmes punëve dhe vendimeve në të mirë të studentit,

Edhe tash kemi projekte të qarta për ta, do jemi zëri më i fuqishëm i tyre në Parlament, do ndihen krenarë me ne ?
#HoxhajKryeministër
#donjetbislimi110
#Rimëkëmbje