×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Bekim Haxhiu: Bashkë me ju që luftuat dhe sakrifikuat jetën ne jemi roje e Atdheut

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 11:16

    Kandidati i PDK-së, Bekim Haxhiu bashkë me drejtues të PDK-së në Mitrovicë, ka takuar kanë takuar familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    “Kosova nuk ka nevojë për një Republikë të re, të Tretë siç̧ po e kërkojnë̈ ata që u vonuan të ndjekin hapat e historisë, pasi Republika e Kosovës është̈ shpallur me 17 shkurt 2008, në themelet e secilës është gjaku i bijve e bijave me të mirë të këtij vendi”, ka shkruar Haxhiu.

    Postimi i plotë i tij:

    Në darkë me familjet e dëshmorëve, invalidët dhe me veteranët e vërtetë të UÇK-së evokuam kujtime nga lufta çlirimtare, por edhe morëm zotimin se do ta mbështesin Planin e PDK-së për #Rimëkëmbje. Ata janë të shqetësuar për fatin e bashkëluftetarëve tanë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe shokëve tjerë çlirimtarë që po përballen në burgjet e Hagës.

    Këto kategori të luftës e mbështesin fuqishëm PDK-në dhe vizionin e saj, pasi besojnë se në çdo rrethanë është e gatshme ta mbrojë Republikën, për të cilën lanë gjymtyrët dhe u derdh aq shumë gjak.

    Kosova nuk ka nevojë për një Republikë të re, të Tretë siç̧ po e kërkojnë̈ ata që u vonuan të ndjekin hapat e historisë, pasi Republika e Kosovës është̈ shpallur me 17 shkurt 2008, në themelet e secilës është gjaku i bijve e bijave me të mirë të këtij vendi.

    Nuk mund të ketë Republikë të tretë nga ata që fushatën e bëjnë bashkë me Listën Serbe, e që asnjëherë tash e 13 vjet nuk e njohën Republikën e Kosovës.

    Ne jemi roje e atdheut tonë bashkë me këta që luftuan dhe sakrifikuan jetën e tyre.
    Na priftë e mbara së bashku!

    Voto#PDK134
    Voto#EnverHoxhaj1
    Voto#BekimHaxhiu109
    #Rimëkëmbje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!