Kandidati i PDK-së për deputet, Menduh Abazi, ka qenë pjesë e tubimeve në nëntë fshatra të komunës së Vushtrrisë.
Në këto takime Abazi ka marrë përkrahje të fuqishme nga strukturat e tyre dhe anëtarësia e tyre në rrugën e e tij për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.
“Samadrexha, Duboci, Beqiqi, Bukoshi, Novolani, Bruzniku, Kolla dhe për të përmbyllur ditën me nëndegët Qëndresa 2 dhe 3. Gjithësecili ndjejnë për obligim moral dhe kombëtar, trasimin e rrugës së PDK-së”, ka shkruar Abazi.
“Me struktura të pandalshme dhe të përkushtuara kokë e këmbë në fitoren e madhe të PDK-së, jo vetëm në Vushtrri, por, në tërë Kosovën”, ka shkruar në fund Abazi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.