Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se po punojnë për t’ia vazhduar kontratën edhe për katër vitet e ardhshme Avdullah Hotit si kryeministër i vendit.


Ai tha se çdo ditë po punojnë për stabilitet, për punë të jashtëzakonshme, për paqe sociale, për shtetin, për Republikën tonë e Republikën të 2 Korrikut.

Në tubimin e LDK-së në Gjilan, Haziri ka thënë se LDK është e madhe.

Reklamë

Postimi i tij:

Mirëseardhje kryeministrit të tanishëm dhe të ardhshëm, mikut tim Avdullah Hoti.

Po punojmë natë e ditë për t’ia vazhduar kontratën edhe për katër vitet e ardhshme, për stabilitet, për punë të jashtëzakonshme, për paqe sociale, për shtetin, për Republikën tonë e Republikën të 2 Korrikut.

Ta bëjmë të dielën ditë të paqes dhe dashnisë për popullin e Kosovës.

Ky tubim tregon se populli e do stabilitetin, zhvillimin e qetësinë politike në Kosovë.

Reklamë

LDK është e madhe!

#LDK132 #ShtetiShtet