Ekspertët suedezë të mediave kanë konstatuar që Rusia qëllimisht është duke përhapur lajme të rreme, me qëllim që të ngrisë dyshime për vaksinën AstraZeneca dhe vaksinat tjera perëndimore.
Sipas James Pamment, professor i komunikimeve strategjike në Universitetin e Lund-it, propaganda ruse për vaksinën Sputnik V dhe dezinformimi rreth vaksinave perëndimore janë intensifikuar muajve të fundit. Përmes intensifikimit të propagandës, Kremlini është duke tentuar që të minojë besueshmërinë e vaksinave perëndimore dhe të paraqesë vaksinën ruse Sputnik V si të vetmen vaksinë efikase.
Disa nga lajmet e rreme që vijnë nga Rusia tentojnë të ngritin pretendime gjoja se “pandemia është shpikur nga globalistët”, “vaksina Pfaizer është krijuar për të zvogëluar popullsinë botërore”, si dhe “AstraZeneca nuk funksionon”.
Propaganda e mediave ruse shkon deri atu sa lansojnë lajme të tilla si “mjekët moldavë po refuzojnë të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca”, “presidenti i Ukrainës i cili është vaksinuar së fundmi ka marrë vetëm një dozë vitaminë dhe jo vaksinë kundër COVID-19”.
Një tjetër dezinformatë e mediave ruse thotë se “vaksinat e prodhuara në perëndim shkaktojnë infertilitet dhe vdekje”.
Agjencia e zyrtare e lajmeve e Qeverisë ruse, RG.ru, kishte gënjyer se “gjatë muajit shkurt, si pasoj e efekteve anësore të vaksinës Pfizer, kishin vdekur 64 suedezë”. Fakti se personat që kishin vdekur ishin të shtyrë shumë në moshë dhe që vdekja kishte ardhur si pasojë e moshës së shtyrë, mediumit rus nuk i kishte interesuar dhe nuk e kishte potencuar.
Shembujt e lartcekur për hulumtimin në lidhje me dezinformimin rus, studiuesi suedez James Pamment, i kishte marrë nga EEAS, i cili monitoron dezinformimin rus dhe hedhë poshtë deklaratat ruse. Deri tani EEAS ka identifikuar mesë 200 shembuj të lajmeve të rreme në lidhje me vaksinat, lajme të cilat janë përhapur nga Sputnik, Tsargrad.tv, EADaily dhe RT.
James Pamment thotë se shumica e lajmeve të rreme që përhapen në Evropë importohen edhe në Suedi. Shqetësimet e opinionit në Suedi në lidhje me koronavirusin i bëjnë suedezët më të prekshëm ndaj këtyre lajmeve.
James Pamment, vlerëson se rreziku që opinionin suedez të dezinformohet nga dezinformatat ruse është i vogël, për arsye që opinion në Suedi në rend të parë ju beson mediave dhe institucioneve suedeze.