Sot në aeroportin e Kukësit u ul avioni i parë.
Në fjalimin e tij kryeministri Edi Rama përmendi edhe ish-presidentin Hashim Thaçi i cili gjendet në Hagë në përballjen me drejtësinë.
Ai e ka quajtur Thaçin një prej shqiptarëve më të mëdhenj, dhe ka shprehur bindjen se historia do ta konsiderojë të tillë.
Rama ka përmendur edhe presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.
“Më mungon shumë sot, një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jam i bindur se historia të tillë do ta konsiderojë, Hashim Thaçi. Dhe prej këtu nuk e di a më ndjek, a do të mund të më ndjekë, por do të dëshiroja t’i çoja një përqafim dhe ti thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet një moment, kur Thaci dhe Rugova të ulur bashkë i hapën rrugë procesit pa kthim, çlirimit përfundimtar të Kosovës” tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.