×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti i shkarkon anëtarët e ARKEP-it të emëruar nga Qeveria Hoti

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 20:43

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është emëruar bordi i ri i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.


    Ai thotë se është shfuqizuar vendimi i mëhershëm i Qeverisë Hoti.

    Arsyeja për këtë është mosplotësimi i kuotës gjinore.

    Ky është postimi i plotë:

    Dy vendime që morëm sot në mbledhjen e nëntë të qeverisë ishin të ndërlidhura. Ato kanë të bëjnë me Bordin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

    Së pari, anuluam vendimin e qeverisë së kaluar për propozimin që i ka bërë Kuvendit me emrat e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të këtij bordi me datë 7.12.2020.

    Vendimi paraprak u shfuqizua për shkak se përbërja e bordit nuk respektoi kuotën e nevojshme gjinore, që përcaktohet me Ligjin për Barazi Gjinore. Nga pesë anëtarët e propozuar, vetëm një ishte grua.

    Ndërsa, në fund të mbledhjes, propozimi nga Ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, për bordin e ri të përkohshëm të ARKEP-it, respekton dhe plotëson këtë kuotë.

    Për shkak se emrat nga qeveria e kaluar nuk ishin votuar gjatë legjislativës së fundit, bordi i ARKEP-it ka mbetur pa mandat afër pesë muaj.

    Lista që është miratuar nga kabineti ynë qeveritar sot dhe e cila do të dërgohet në Kuvend përbëhet nga: Nazim Rrahimi – kryetar, Lule Ahmedi – anëtare, Shkumbin Hamiti – anëtar, Rrezarta Duraku Rizaj – anëtare, dhe Arijan Qorrolli – anëtar.

    Punët e mira bëhen vetëm atëherë kur edhe gratë janë aktive në proceset vendimmarrëse, pra vetëm kur bëhemi bashkë.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është emëruar bordi i ri i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Ai thotë se është shfuqizuar vendimi i mëhershëm i Qeverisë Hoti.

    Arsyeja për këtë është mosplotësimi i kuotës gjinore.

    Ky është postimi i plotë:

    Dy vendime që morëm sot në mbledhjen e nëntë të qeverisë ishin të ndërlidhura. Ato kanë të bëjnë me Bordin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Së pari, anuluam vendimin e qeverisë së kaluar për propozimin që i ka bërë Kuvendit me emrat e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të këtij bordi me datë 7.12.2020. Vendimi paraprak u shfuqizua për shkak se përbërja e bordit nuk respektoi kuotën e nevojshme gjinore, që përcaktohet me Ligjin për Barazi Gjinore. Nga pesë anëtarët e propozuar, vetëm një ishte grua. Ndërsa, në fund të mbledhjes, propozimi nga Ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, për bordin e ri të përkohshëm të ARKEP-it, respekton dhe plotëson këtë kuotë. Për shkak se emrat nga qeveria e kaluar nuk ishin votuar gjatë legjislativës së fundit, bordi i ARKEP-it ka mbetur pa mandat afër pesë muaj. Lista që është miratuar nga kabineti ynë qeveritar sot dhe e cila do të dërgohet në Kuvend përbëhet nga: Nazim Rrahimi – kryetar, Lule Ahmedi – anëtare, Shkumbin Hamiti – anëtar, Rrezarta Duraku Rizaj – anëtare, dhe Arijan Qorrolli – anëtar. Punët e mira bëhen vetëm atëherë kur edhe gratë janë aktive në proceset vendimmarrëse, pra vetëm kur bëhemi bashkë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!