×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Në një shkollë të Ferizajit mësohet lënda e edukimit seksual

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 17:20

    Shkolla e mesme e ulët “Astrit Bytyqi’ në Ferizaj është shkolla e vetme e cila ka lëndën e “Edukimit Seksual”. Kjo lëndë ligjërohet në shkollë në kuadër të lëndëve zgjedhore.


    Këtë inciativë e nisi qysh para tre vitesh arsimtarja Sueda Jusufi-Hashani.

    Ajo thotë se iniciativa është mirëpritur nga ana e prindërve dhe drejtorisë së shkollës.

    “Qëllimi i kësaj lënde ka qenë që nxënësit të përgatiten për jetë. Ne e dimë se puberteti është një periudhë e pjekjeve të organeve seksuale dhe nxënësit e kalojnë këtë periudhë pa marrë informacione të sigurta. Duke mësuar këtë lëndë të rinjtë e kalojnë këtë fazë më lehtë dhe kanë njohuri për shqetësimet e tyre”, thotë për TV Liria, arsimtarja Sueda Jusufi-Hashani.

    Arsimtarja e kësaj lënde thotë se nxënësit në disa raste janë ndjerë më të lirshëm me të për të diskutuar problemet e tyre që lidhen me infeksione të ndryshme.

    Edhe nxënësit mirëpresin këtë lëndë mësimore që sipas tyre, kjo lëndë i ka aftësuar për jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!