Ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se shumë shpejt do të mundësohet sigurimi shëndetësor dhe jetësor për policët e Kosovës.
Ndonëse nuk dha një datë kur do të jetësohet kjo, Svecla tha se do të ndodhë në të ardhmen e afërt.
“Policëve u duhet sigurimi shëndetësor që të mos mbesin raste sociale pasi të sëmuren dhe të mbesin pa punë”, tha ai.
“Po ashtu na duhet sigurim jetësor. Shumë policë kanë rënë në detyrë. Disa prej familjeve të tyre jetojnë në kushte të rënda dhe shteti nuk po merret me ta. Kjo duhet të ndryshojë”, shtoi ai.
Tutje ai tha se së shpejti në Kuvend do të vije ligji për pensionim të parakohshëm për policët.
“Kemi Policinë më e vjetër. Mosha mesatare është 47 vjet. Shumë shpejt do të vie ligji në Kuvend dhe do të fillojmë procedurat për pensionim të parakohshëm të policëve”, shtoi ai .
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.