Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar ditën e fëmijëve, duke thënë se janë zotuar që t’i ndihmojnë fëmijët në varfëri, fëmijët që janë viktima të dhunës dhe fëmijët me nevoja të veçanta.
Kurti madje kujtoi edhe një deklaratë të një fëmije që ishte viktimë e dhunës në familje.
“M’u dha ky fragment nga deklarata e një fëmije, viktimë e dhunës në familje: “I kom ndihmu mamit me çelë derën për me ik prej babit!”. Edhe kur kemi shkruar zotimet, edhe sot kur jemi në krye të shtetit, në mendje dhe zemër, i kemi para së gjithash fëmijët e vendit tonë, që janë e ardhmja jonë. Jemi zotuar që më së shumti e më së pari të ndihmojmë fëmijët në varfëri, fëmijët që janë viktima të dhunës dhe fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët e kanë të domosdoshëm kujdesin e shtetit”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai tha se çdo akt i dhunës qoftë fizike, psikologjike a seksuale ndaj fëmijëve, duhet të trajtohet me seriozitet të lartë, përpos në nivelin institucional, edhe në atë socio-ekonomik e shoqëror.
“Do t’i trajtojmë me efikasitet procedurat e nevojshme pёr mbrojtjen dhe trajtimin e fёmijёve që kanë pësuar nga dhuna në familje. Qëndrojmë të hapur për bashkëpunim ndërinstitucional dhe shoqëror që të punojmë për fëmijët e vendit tonë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.