Me anë të një vendimi, komuna e Suharekës ka lejuar qasjen e të gjitha veturave private që janë me tabela të huaja brenda oborrit të komunës.
Ky vendim vlen që nga 05 korriku deri më 31 gusht.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook.
Ai poashtu ka treguar se edhe hapsira e Tregut Javor, u lejohet për parking me përjashtim të ditës së tregut (E Marte).
Postimi i tij:
Parkingu në oborrin e objektit të Komunës së Suharekës, është i hapur për mërgimtarët tanë.
Poashtu edhe hapsira e Tregut Javor, u lejohet për parking me perjashtim të ditës së tregut (E Marte).
Kjo mundësi u krijohet për qasje sa më të lehtë, në kryerjen e shërbimeve të tyre.
Duke ju shprehur mirëseardhje, shpresojmë të kaloni pushime të mbara në atdheun tuaj.
Ne jemi në shërbimin tuaj !
Bali Muharremaj
