×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ish-presidenti i Afganistanit: Jam në Kabul me vajzat e mia, i lus talebanët të garantojnë siguri për njerëzit

    Reporteri
    15 Gusht 2021 | 20:31

    Pas dy dekadash luftë në Afganistan, talibanët kanë rimarrin fuqinë sërish për herë të parë që nga viti 2001.


    Forca fondamentaliste që kërkon të instalojë ligjin islam është përhapur në të gjithë vendin, duke kapërcyer njëri qytet pas tjetrit dhe duke u vendosur në Kabul pasi Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr trupat këtë verë.

    Gjatë ditës së sotme, Qeveria e Afganistanit është dorëzuar dhe kontrollin e kryeqytetit pritet ta marrin shumë shpejt talibanët.

    Në një mesazh të postuar nga ish presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ai u bën thirrje talebanëve që të garantojnë sigurinë për të gjithë qytetarët.

    “Unë jam këtu në Kabul me vajzat e mia dhe kërkoj nga talebanët të garantojnë siguri për njerëzit” – deklaroi ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!